Në një shkrim të titulluar “Shfaqja e fundit e komunizmit”, të publikuar dje në portalin Javanews.al gazetari Sokol Balla bënte një analizë ku radhiste disa fakte konkrete për gjendjen aspak të mirë të rrjetit rrugor në Shqipëri.
Balla nuk është i pari i cili ka nxjerrë në pah dobësitë menaxhuese të rrugëve nga ana e Ministrisë së Transporteve, mirëpo gazetari me shkrimin e tij vuri më në pah mosmbajtjen e premtimeve nga ministri përgjegjës Haxhinasto. “U tha se një korsi e rrugës së re Levan Vlorë, do të vihej në funksion që këtë sezon. Ministri i transporteve tha po ashtu se rruga në fjalë duhet të mbaronte në prill. Se në rrugën e re Levan Tepelenë, janë qindra metra që s’kujtohet njeri as t’i rregullojë e as të na kujtojë që të ulim shpejtësinë”, shkruan ndër të tjera Balla.
Si për konçidencë ditën e sotme LSI ka larguar ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto nga kabineti qeveritar ku qëndronte që prej vitit 2013./ Lexo.al