Roland Liti dhe Alan Babameto mund të kenë depozituar në Mal të Zi paratë e grabitura në bankën e nivelit të dytë, në zonën e ish – Bllokut në Tiranë.
Dy autorët kryesor të dyshuar të grabitjes gjatë udhëtimit katër ditor në vendin fqinj dyshohet të kenë kryer veprime bankare me qëllim fshehjen e parave.
Nga bisedat telefonike të përgjuara është përftuar informacion se Babameto dhe Liti kanë dashur gjithashtu që të blejnë një automjet tip Range Rover, që ende nuk dihet se përse nuk u mor nga ana e tyre.
Pritet që drejt Malit të Zi të dërgohet gjatë javës së ardhshme një letër – porosi, ku do të kërkohet informacion për lëvizjet e 37 dhe 23 – vjeçarit, nga data 7 Gusht – 11 Gusht, si dhe për dyshimet për transaksione bankare.
Duke u nisur nga hyrje – daljet e shpeshta në Mal të Zi, kryesisht nga Pika Kufitare e Hanit të Hotit gjatë dy viteve të fundit, hetuesit dyshojnë se Liti mund të jetë i përfshirë në grabitje në Budva dhe Podgoricë për këtë arsye kartela daktiloskopike me gjurmët e gishave, pritet t’i bashkangjitet letër – porosisë./klan/a.m.