Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar, i cili ka mashtruar me qindra bastexhinj, duke pretenduar se dinte rezultate të ndeshjeve të trukuara në futboll.
Ai është 21-vjeçari A.S. banues në Tiranë. Ai dyshohet se kishte hapur një faqe në “Facebook” dhe përmes saj pretendonte se dinte ndeshjet e trukuara.
Qytetarë të ndryshëm i shkruanin dhe ai në këmbim të parave u jepte rezultate ndeshjes futbolli “të sigurta”, duke i mashtruar.Panorama/a.k