Regjisori meksikan Alehandro Injaritu fitues i çmimit Oskar e ka përshkruar si “tradhti” ftesën që presidenti meksikan i bëri kandidatit republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump, i cili “fyen rregullisht meksikanët”, përcolli media spanjolle “Pais”.
Tramp të mërkurën ishte në Meksikë me ftesë të presidentit Enrique Pena Nieto. Kjo vizitë e papritur ka ngjallur kritika të shumta në Meksikë për shkak se Tramp në mënyrë të përsëritur tha se do të ngrejë një mur në kufirin midis dy vendeve për shkak të emigracionit të paligjshëm.
“Ftesa e Presidentit meksikan Donald Trump është një tradhti”, ka thënë Injaritu fitues i dyfishtë i çmimit prestigjioz Oscar më 2015 dhe 2016 për filmat “Birdman” dhe “The Revenant”.
Ai tha se Meksika në këtë mënyrë ka ” mbështetur atë që e fyen, pështyrë dhe e ka kërcënuar më shumë se një vit dhe në të gjithë botën.”
Injaritu (53) ka thënë se ndjen një “indinjatë të thellë, zemërim dhe turp” pse autoritetet meksikane nuk e kanë deklaruar Trump si person të padëshirueshme (personna non grata).
Tramp ka premtuar se nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor, do të nisë të heqë nga Shtetet e Bashkuara meksikanët që jetojnë pa dokumente e që thuhet kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme “kriminelë dhe përdhunuesit”, përgatiti BETA. (b.an)