Policia e Korçës njofton se specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Enri Dervishi, 28 vjeç, banues në Korçë (nenet 76/22 dhe 278)
Gjithashtu ka filluar procedimi penal, në gjendje të lirë ndaj shtetasit M.F, 39 vjeç, banues në fshatin Moravë (neni 242)
Pasi dje në lagjen nr 7, rruga “Sami Pojani”, në Korçë shtetasi Enri Dervishi pas një konflikti për motive te dobëta, me shtetasin M.F, ka qëlluar në drejtim të këtij të fundit , me armë zjarri tip pistoletë, por pa e plagosur atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi M.F, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë, për t`u shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Korçë.
Ndërsa forca të tjera Policie, u vunë në ndjekje të automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa AA666NL, të cilin e drejtonte shtetasi Enri Dervishi, në fshatin Çiflig për shkak të shpejtësisë, ky i fundit është përplasur me një automjet tjetër , të cilit i ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë e llojit TT, model 54, një gëzhojë dhe shtatë fishekë model 54, si edhe automjeti tip “Mercedes-Benz” me targa AA666NL.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit” parashikuar nga nenet 76/22 , 278 dhe 242 të Kodit Penal.