“Që nga fillimet e African National Party është vendosur si objektiv lufta kundër supremacisë së bardhë. Gjithmonë e kemi parë si të padrejtë që një grup racor të dominojë një tjetër”.
Këto janë fjalët e Nelson Mandelës, në intervistën e tij të parë televiziove, për televizionin publik holandez.
Fondacioni “Nelson Mandela” garanton se bëhet fjalë për regjitrimin e parë viziv të “Madibës”. Nuk ka një datë të saktë, por bëhet fjalë për periudhën midis 1956 e 1961, kur Mandela ishte i pandehur në një proces me akuzën për tradhti dhe regjistrimi duhet të jetë bërë pranë sinagogës së Pretorias, ku zhvilloheshin seancat.
Deri sot besohej se intervista e parë televizive e Mandelës ishte realizuar në maj 1961, nga gazetari britanik Brian Widlake.
Repubblica/d.i.