LSI e ka gati emrin e ministrit që do të largojë nga kabineti Rama.
Bëhet fjalë për ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto. Mediat raportojnë se Haxhinasto është i pari që largohet, por nuk përjashtohen as ndryshime të tjera.
Ndërkohë, burime për Java News bëjnë të ditur se Ilir Meta dhe Edmond Haxhinasto janë takuar pasditen e djeshme në ambientet e Kuvendit.
Mësohet se ministra e Transporteve do të drejtohet në vijim nga Sokol Dervishaj. Vetë Haxhinasto është shprehur se dorëheqja vjen për shkak të angazhimit të tij në parti.
Ky është zëvendësimi i dytë që bën Meta në kabinet, i cili 6 muaj më parë, zëvendësoi Naçon me Manjanin tek Drejtësia. Tre ditë më parë, Meta drekoi me Ramën ndërsa kreu i LSI vazhdimisht ka përsëritur se ka nevojë për impulse të reja në qeverisje.
Njoftimi i Këshillit të Ministrave:
Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot Kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastrukturës e transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të.
Ministri me i dobet bashke Beqajn dhe Gjiknurin i qeverise Rama qe nuk perfundoi nje rruge te vetme por fondet i perdori per sinjalistiken dhe per te mbjellur peme dhe zevendesohet nga Dervishaj qe firmosi kontraten e shitjes Albpetrolit nje firme fantazem ku akoma sot nuk ka paguar 85 milion dollar qeverise shqiptare . Spaku duhet te hetoje Haxhinaston dhe zevendesuesin e tij