Të gjithë ata që po mendojnë të mos pinë më kafe, duhet të vazhdojnë ta pinë. Dy studime të reja kanë treguar se kafeja përmirëson kujtesën dhe ul rrezikun e prekjes nga kanceri.
Studimi i parë, i publikuar në revistën “Scientific Reports”, vëzhgoi një receptor në tru që konsumohet nga stresi dhe nga vitet. Kjo gjë ndikon në kujtesën tonë, por nga eksperimentet me minj, u pa se kafeina ndalon plakjen e trurit, duke bërë që kujtesa të mos humbë.
Studimi i dytë mbi kafeinën, i publikuar kësaj radhe në “International Journal of Cancer”, tregoi vetitë e saj në luftën ndaj tumoreve, sidomos atyre të trurit. Një grup prej 106 324 personash (50 438 meshkuj dhe 55,886 femra) nga Japonia u ndoqën nga viti 1990 deri në vitin 2012.