Melania Trump ka paditur gazetën britanike dhe një bloger amerikan për 150 milionë dollarë ndaj akuzave se ajo ishte një punëtore seksi në vitet e ’90-ta. Daily Dail sugjeroi që Zonja Trump mund të ketë punuar si shoqëruese me pagesë në Nju Jork dhe u takua me bashkëshortin Donald Trump, i cili është në garë për Shtëpinë e Bardhë.
Pretendimet janë “plotësisht gënjeshtra”, ka thënë avokati Charles Harder. Si blogeri ashtu edhe Daily Mail kanë tërhequr artikujt e tyre. Zonja Trump, ka lindur në Slloveni por u shpërngul për në SHBA që të punojë si modele në fillim të viteve 1990. Ajo u martua me manjatin e patundshmërive në vitin 2005. Blogeri, Webster Tarpley ka shkruar se ajo ka frikë që do të bëhet publike e kaluara e saj.
ma.me