Një tërmet i fuqishëm, 7.1 shkallë të Rihterit, ka goditur Zelandën e Re.
Tërmeti kishte si epiqendër rajonin East Cape dhe është ndjerë në shumë rajone të vendit. Nuk ka dëme të mëdha, apo persona të lënduar.
Gjithashtu tërmeti nuk paraqet rrezik për ndonjë cunami. Epiqendra ishte në Oqeanin Paqësor, 55 kilometra thellësi, afër East Cape.