90% e shqiptarëve do t’i kalojnë pushimet brenda vendit edhe këtë vit. Operatorët turistikë, theksojnë se destinacionet më të kërkuara janë Shëngjini, Velipoja dhe plazhet jugore.
Bregdeti shqiptarë, por dhe turizmi malor, po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e të huajve. Ardhja e tyre nxjerr në pah, një problematikë shumë të madhe. Përveç infrastrukturës rrugore, Shqipëria nuk ka kapacitete akomoduese.
Turqia mbetet edhe këtë vit më e preferuara e shqiptarëve që vendosin të pushojnë jashtë, por tendencë në rritje shihet edhe kerkesa për plazhet greke.
Të ardhurat e gjeneruar nga turizmi mendohet se këtë vit do të shënojnë rritje me afro 5 % nga viti i kaluar.