Në vijim të operacioneve antikanabis policisa e Shkodrës ka asgjësuar me anë të djegies 2695 bimë kanabis.
Bimët e mbjella në disa toka publike të këtij qarku arrinin deri në lartësinë deri në 2 metra.
Droga e asgjësuar ishte kultivuar në Pukë dhe në Malësinë e Madhe. Në Pukë, në Njësinë Administrative Gjegjan u asgjësuan 2200 bimë narkotike.
Në Malësinë e Madhe, në fshatin Vorfe në Njësinë Administrative Gruemire u asgjësuan 495 bimë narkotike .
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
shqiptarja.com/d.i.