Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në rrugën ‘Androkli Kostallari’.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një 39-vjeçar nga Tirana, pasi ka prerë damarët është hedhur nga kati i katërt i një pallati raporton Expres. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rendë shëndetësore.
Personi me iniciale A.N, raportohet se ishte me probleme mendore.