Në prangat e policisë italianë ka përfunduar një çift shqiptar, të cilët gjatë kontrollit u është gjetur një sasi droge.
Mediat italiane njoftojnë se, çifti shqiptar është prangosur në zonën e Ponte San Giovanni në Perugia raporton Express, ku pas kontrollit të makinës së tyre nga policia italiane, atyre u është gjetur 110 gram kokainë e cilësisë së lartë.
Sipas mediave italiane nga sasia e drogës që i është sekuestruar çifti shqiptar, mund të bëheshin 600 doza, pasi pastërtia e kokainës ishte 84%.
Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur nga policia italiane, ndërsa të dy shqiptarët janë lënë në burg. /a.m.