Bashkia e Tiranës ka publikuar axhendën për ditën e nesërme në kuadër të Shenjtërimit të Nënë Terezës.
-2 Shtator 2016, ora 10:00: Vizitë në shtëpinë e Motrave “Nënë Tereza”, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin “Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës”
-4 Shtator 2016, ora 09:15 : Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza”.
-Ora 09:30: Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks. TOB)
-Ora 10:00: Lidhje live me sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut
-6 Shtator 2016, ora 11:00 : Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të Qytetit me portretin e Nënë Terezës.
-7 Shtator 2016, ora 19:00 : Shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te “Reja”