Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi sot rishikimin e tetë të ecurisë ekonomike të Shqipërisë sipas marreveshjes Extended Fondit Facility (EFF). Përfundimi i rishikimit mundëson lëvrimin e menjëhershëm të 28,65 milion SDR (rreth 35.9 million eurove, duke e çuar disbursimet totale sipas marrëveshjes në 298,3 milion euro).
Në deklaratën zyrtare për mediat Fondi njoftoi se, kriteret e performancës janë plotësuar dhe gjithashtu është arritur progres në agjendën e reformave strukturore.
Rimëkëmbja ekonomike është mbështetur nga investimet e mëdha që kanë te bëjnë me energjinë dhe nga rimëkëmbja graduale e kërkesës së brendshme. Deficiti i llogarisë korente është zgjeruar, por nga ana tjetër inflacioni po rikuperohet.
Fondi vë në dukje se, pavarësisht lehtësimit të konsiderueshëm monetar, rritja e kredisë mbetet e ngadaltë, duke u kufizuar nga kreditë e këqija.
Por FMN rekomandon se, politika e autoriteteve duhet të vazhdojë të përqëndrohet në rregullim fiskal, duke mbështetur rritjen nëpërmjet lehtësimit monetar.
Një strategji e bazuar në zgjerimin e bazës tatimore, përmirësimin e mbledhjes së taksave si dhe zbatimin e reformave strukturore do të ndihmojë në uljen e borxhit, duke krijuar kështu hapësirë për shpenzime publike më produktive.
Bordi Ekzekutiv miratoi një marrëveshje 36-mujore nën EFF për Shqipërinë më 28 shkurt 2014 me një shumë ekuivalente me 295,42 milionë SDR (rreth 370,0 milion euro)./monitor/a.k