Ashtu si çdo vit, zogjtë kanë dhënë një spektakël të vërtetë në qiejt e Izraelit, përpara se të pushonin pranë qytetit Rahat, në jug të vendit.
Të ardhur nga Rusia dhe Europa Lindore, zogjtë shtegtarë krijojnë silueta nga më të jashtëzakonshmet thjeshtë duke lëvizur në mënyrë të njëkohshme dhe të sinkronizuar teksa janë në kërkim të ushqimit dhe përpiqen t’u largohen grabitqarëve.