Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se ky subjekt përpos protestës që ka thirrur për nesër në sheshet e Prishtinës, do të protestojë edhe brenda Kuvendit për të parandaluar votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Ymeri në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes do të protestojnë brenda në Kuvend për të ndaluar këtë marrëveshje për të cilën thotë se është e dëmshme për vendin dhe se nëse votohet, Kuvendi do të votojë një akt tradhtie.
“Ne nesër kemi thirr protestë, qytetarët do të na bashkohen për ta kundërshtuar edhe njëherë me zë të fuqishëm marrëveshjen për demarkacion.
Do të kemi protestë edhe brenda sallës dhe jashtë sallës. Do të protestojmë brenda për të parandaluar votimin e marrëveshjes së demarkacionit”, ka deklaruar ai, citohet Koha. (b.an)