Dhimbjet menstruale, ose ndryshe dysmenorrhea, variojnë nga dhimbje të lehta, deri tek pamundësia për të lëvizur dhe shumë femra gjejnë shërim vetëm tek qetësuesit.
Përllogaritet që 90 përqind e femrave të reja do të kalojnë dysmenorrhea në një pikë të caktuar dhe për një pjesë të vogël të popullsisë, kjo dhimbje mund të jetë e padurueshme.
Kini parasysh se dhimbjet e tepërta gjatë ciklit mund të jenë një shenjë e problemeve të tjera si endometriosis (kiste) ose infeksion në uterus (mitrës). Konsultohuni me mjekun nëse nuk dhimbja është e pa kontrollueshme, nëse keni te vjella, gjakderdhje të tepërta ose ethe.
Për ciklin standard, që prek pjesën më të madhe të femrave, Huffingtonpost disa zgjidhje natyrale që ndihmojnë me dhimbjet e barkut, fryrjen dhe luhatjet e humorit.
Konsumoni zarzavate – Kalciumi dhe magnezi ndihmojnë në relaksimin e muskujve ndaj dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të barkut.
Hiqni dorë nga ushqimet e gatshme – Ushqime si pizza apo produkte tjera të gatshme do ta bëjnë më të vështirë tretjen.
Përdorni fruta – Papaja është një ndër frutat më të këshillueshme gjatë ciklit. Ajo është pasur me karoten dhe vitamina A e C.
Dilni në diell – Studime të ndryshme tregojnë se vitamina D3 lehtëson dhimbjet e barkut.
Djersisni – Ushtrimet çlirojnë qetësues si endrofina që do t’ju bëjë të ndiheni të lehtësuara. Rreth 30 minuta aerobi ose not, janë disa prej mënyra për të qetësuar dhimbjen.
Konsumoni fruta të thata – Janë të pasura me mangan dhe Omega 3, që ndihmojnë trupin që të përballojë dhimbjet.
Gjithashtu është e këshillueshem që gjatë menstruacioneve të konsumoni sa më shumë ujë, çaj dhe të bëni joga.