Përbërësit (për 4 – 5 persona):
Miell – 3 gota uji
Ujë – 6 filxhanë kafeje
Kripë sipas dëshirës
Për mbushje:
Presh – 1 kilogram
Vezë – 1 ose 2 kokrra
Qumësht – ½ filxhan çaji
Djathë
Kripë
Piper
Vaj – ½ filxhan çaji
Përgatitja:
Për këtë byrek përgatisim brumin si për çdo lloj byreku (ose mund të përdorim petë sfoljatë).
Ndërsa për përgatitjen e mbushjes marrim fillimisht preshin, e pastrojmë, më pas i grijmë hollë dhe i kaurdisim me yndyrë. I lëmë në zjarr të ngadaltë me kapak të mbuluar. Pasi janë zbutur pak, i shtojmë qumësht dhe i lëmë të ziejnë edhe 10 minuta dhe pasi avullon lëngu i tepërt, hiqen nga zjarri, përzjehen me vezë, piper, kripë dhe djathë të thërrmuar.