Për 1 kilogram panxhar duhen:
Vaj 4 – 5 lugë gjelle
Uthull 4 – 5 lugë
Hudhra 1 kokërr mesatare
Kripë
Majdanoz
Përgatitja:
Panxharit të kuq i priten rrënjët e gjethet, pastaj lahet mirë dhe zihet në ujë të valuar pa kripë dhe pak uthull.
Kur panxhari të jetë zierë, i qërohet lëkura, pritet në formë rrethi osë gjysmë rrethi, (nëse është i madh) dhe vendoset në enë porcelani.
I hidhet uthull, hudhra të shtypura dhe vaj ulliri.
Përzihen dhe lihet 2 – 3 orë që të marinohet pak.
Më pas verini në pjatë, hidhini pak kripë dhe spërkatini me majdanoz të grirë hollë. Panxhari në ndryshim nga perimet e tjera, nuk zihet në ujë me kripë sepse merr shije të keqe.