Vladimir Putinit iu vunë prangat sot në Florida.
Ai u arrestua gjatë kohës kur po u ulërinte, pa asnjë arsye, klientëve të një supermarketi në West Palm Beach.
Qartësisht që Putini i Floridas nuk ka të bëjë asfare me liderin rus, pasi bëhet fjalë vetëm për një homonimi në kufijtë e së pabesueshmes.
Sipas policisë, Putini amerikan kishte refuzuar të jepte gjeneralitetet dhe për këtë ai duhet të përgjigjet edhe për rezistencë jo të dhunshme ndaj zyrtarit publik./r.a