Për 4600 abonentë familjarë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes që nuk realizohet dot matja e energjisë për shkak të niveleve të ulëta të tensionit do të vendosen matësa dixhitalë. Këta të fundit operojnë edhe në nivele të ulëta tensioni, ndryshe nga matësat aktualë.
OSHEE ka hapur tenderin për të blerë aparate për klientët e 4 zonave: Shkodrës, Lezhës, Librazhdit dhe Niklës në Fushë Krujë. Për periudhën pa matje abonentët familjarë do të faturohen në bazë të mesatares së tyre vjetore.
“Nëse do të flasim për periudhën nga shtatori deri në dhjetor të 2016, kjo do të bëhet konform mesatares së këtij sezoni që kanë pasur vetë këta oponentë”, shprehet Petral Lika, drejtor i divizionit të shpërndarjes në OSHEE.
Ndërkohë, sistemi i matjes inteligjente është në hapat e tij të parë. Aparatet që do të vendosen mund të lidhen online me qendrën pas përfundimit të një tjetër projekti që lidhet me ndërtimin e rrjetit të komunikimit dhe serverave kompjuterikë./tch/a.k