Rreth 10 hektarë pyje janë djegur sot në parkun e Viroit në Gjirokastër, si pasojë e një zjarri që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Mësohet se zjarri ka rënë poshtë kurorës së pishave në parkun e Viroit, ndërsa flakët vijojnë të përhapen të favorizuara nga era. Flakët rrezikojnë edhe një stan që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa po ndihmohen edhe nga banorët me mjete rrethanore.
BW/d.i.