“Dje luftoja me makartizmin (akuza pa fakte), sot luftoj racizmin, por nuk duhet humbur ironia. Do u kërkoja miqve të mi producent të rikthenin filmin pa zë. Ndihem ende Don Kishot”.
“Spartaku” mbush 100 vjec më 6 dhjetor dhe sot ndihet krenar për librat që shkruan. Asgjë nuk e mposht Kirk Douglas, fituesi Oscar i interpretit më të mirë mashkull dhe më të vjetrit në kinema që është ende gjallë.
Kirk nuk dorëzohet, sëbashku me gruan e tij, Anne Buydens, me të cilën është martuar në vitin 1954, janë aktivizuar në një kamp filantropik, shkon në Downtown duke u dhënë ushqim kujt i nevojitet, në cdo event ku dikush e lumturon duke i thënë se ia ka lexuar romanet.
Çfarë e ka ndihmuar atë në momentet më të vështira?
“Në jetën time nuk e humba humorin. Kur shëndeti më vështirësoi të folurën u propozova miqve të mi producentë, riktheni filmat pa zë”, thotë Kirk duke buzëqeshur.
Ai është shumë i lidhur me djalin e tij, Michael, gjithashtu aktor i famshëm.
“Librat e mia me poezi e tregime ua kam dedikuar nipave dhe mbesave të mia që më ka dhënë Michael. E fala me një të qeshur kur më tha se ishte shumë i vjetër për të luajtur film, bëhej fjalë për filmin më të fundit ku ishte producent”.
Ai është një legjendë, por dashuron të dialogojë me të gjithë në mediat sociale
“Jo, nuk ndihem kurrë si një legjendë, vijoj të ec përpara, jo pas. Mediat sociale janë të nevojshme. Për të komunikuar gjëra për të ciolat do të jemi krenarë, për të qeshur me nekrologjitë e rreme, të cilat na dinë të vdekur, përpara se jeta jonë të ketë mbaruar. Ose dhe për të pbulikuar gjera të bukura në kohë, në një kohë që të gjithë publikojnë gjëra të errëta. Mbetem një ëndërrimtar, dhe pak Don Kishot”.
BW/d.i.