Policia federale e Gjermanisë ka thënë sot se është duke e hetuar një të dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në aeroportin e Frankfurtit, veprimet e secilit kishin çuar në evakuimin e pjesshëm të aeroportit dhe ndaljen e fluturimeve.
Një pjesë e terminalit të aeroportit të katërt më të madh të Evropës u evakuua, pasi një person kaloi në zonën e nisjeve pa e kompletuar kontrollin e sigurisë.
Policia nuk ka gjetur ndonjë mjet të dyshimtë në sallën e nisjeve pas evakuimit, ka thënë për Reuters një zëdhënëse i policisë federale edhe pse mediat raportusan më herët se u gjet eksploziv.
Ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth të dyshuarit./a.m.