Zëdhënësi i Shtetit Islamik Abu Muhammed Al Adnani është vrarë në Alepo. Lajmi u bë i ditur nga Agjensia e Lajmeve të ISIS Amaq.
Ai konsiderohej si rekrutues i luftëtarëve të rinj, madje ai i kishte porositur luftëtarët që të sulmonin të pabesët në çdo vend e me çdo mjet.
Al Adnani cilësohej si përgjegjësi kryesor i sulmeve terroriste dhe frymëzuesi i atentave në Europë.
Ai ishte një nga luftëtarët e fundit të njërës prej njësive të Kalifatit, i sulmuar së fundmi nga avionët amerikan.
Vrasja e Al Adnani konsiderohet një goditje e madhe për Shtetin Islamik, pasi pak ditë më parë u vra edhe një tjetër luftëtar kyç, Omar Shishani, “Çeçeni”.
Ende nuk është bërë e qartë se cili është autor i vrasjes së Adnan. Por pak minuta pas dhënies së lajmit Washingtoni deklaroi se gjatë sulmit objektivi ishte pikërisht Al Adnani i cili u godit gjatë një udhëtimi në Raka, kryeqyteti i Kalifatit.
Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ai është vrarë si pasojë e luftimeve nga trupat tokësore, apo nga sulmet ajrore.
Më 22 shtator 2014, Al Adnani përhapi manifestin e thirrjes në armë të ujqve të vetmuar. Në një regjistrim audio prej 42 minutash, ai u bënte thirrje muslimanëve që jetojnë në Perëndim për të vrarë civilë me çdo mjet të mundshëm, pa qenë nevoja të priste udhëzime më të detajuara nga liderët xhihadistë. “Nëse ke mundësi të vrasësh një të babesë amerikan apo evropian, ose çdo të pabesë tjetër që na lufton, përfshirë qytetarët e vendeve që janë në koalicion kundër Shtetit Islamik, lutju Allahut dhe vraje në çdo mënyrë që të mundesh. Dërrmoja kokën me gurë, ose preji fytin me thikë, shtype me makinë, hidhe nga lartësitë, mbyte ose helmoje”, thoshte Al Adnani. Shumë nga sulmet për të cilat ISIS ka marrë përgjegjësinë janë frymëzuar pikërisht nga këto deklarat të Al Adnanit, si atentatet e fundit në Nisë dhe Ruen.
Pas konfirmimit të vdekjes, komunikata nga ISIS përmban edhe betimin për hakmarrje kundër të pabesëve dhe kryqtarëve. Rreziku vjen pikërisht nga celulat e fjetura në Evropë, të ngritura pikërisht nga Al Adnani, që tani mund të zgjohen për të kërkuar shpagim për vrasjen e liderit të tyre.
d.i.