Gjashtëmbëdhjetë persona janë plagosur pasi turbulencat e kanë detyruar një avion të kompanisë së fluturimeve “United Airlines” të bëjë ulje emergjente në Republikën e Irlandës.
Katërmbëdhjetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit janë dërguar në spital nga aeroporti “Shannon”, raporton BBC.
Fluturimi i “United Airlines” po udhëtonte nga Hjuston, Tekas, për në aeroportin e Londrës.
Agjencia ka thënë se ulja emergjente është shkaktuar nga një turbulencë e papritur./a.m.