Adoleshentja e prangosur nga policia për vjedhjen e një iPhone 6S në banesën e një 46-vjeçari nuk është e panjohur.
Ajo është 18-vjeçarja Kristjana Ibro, e njohur ndryshe si ‘Kristjana Sexobeat’, e cila u bë e njohur pas publikimit të bisedave intime me reperin Noizy.
Vajza me origjinë nga Korça është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj.
Ndërkohë që për policinë nuk ka qenë gjithashtu e panjohur, pasi ka pasur më parë precedent për drejtim mjeti pa pasur patentë, vepër për të cilën edhe është denuarc raporton Panorama.
“Arrestimi i saj është bërë pasi shtetasi Lendi Stefani, 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S”- njofton policia.
Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.
Nuk saktësohet ende se si ka hyrë e reja në orët e para të mëngjesit në banesën e burrit që e denoncoi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Mesazhet me Noizy
Pak kohë më parë u bënë publike disa mesazhe të shkëmbyera mes Kristianës dhe reperit, në të cilat lexoheshin biseda erotike dhe intime, teksa Noizy i shkruante se do të bënin 19 herë seks brenda natës.