Policia e Shkodrës ka bllokuar plot 21 klandestinë ndërsa në pranga ka rënë transportuesi i tyre.
Shtetasi Kastriot Guraj po transportonte klandestinët drejt Malit të Zi me një mjet tip IVECO.
Sipas uniformave blu, klandestinët u kapën në rrugën Tiranë – Shkodër.
Kohët e fundit ka pasur shtim rastesh të bllokimit të klandestinëve që e përdorin vendin tonë si pikë kalimi drejt vendeve të BE. Ata janë kryesisht nga Siria, Pakistani dhe vende afrikane.