Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokrartike paraditen e sotme, kërkesë kjo që kishte në fokus çregjistrimin e disa zgjedhësve në Durrës e Kavajë.
Pretendimet e PD lidheshin me argumentin se këta zgjedhës ishin regjistruar kohët e fundit fiktivisht në favor të mazhorancës për të shtuar numrin e votuesve në këto dy bashki.
Vendimi i KQZ për kërkesën ankimore rreth votuesve fiktivë që PD pretendon, u mor me 4 vota pro dhe 3 kundër.