Marcos Alonso do të niset për Londër për t’i kryer testet mjekësore te Chelsea pas arritjes së marrëveshjes me Fiorentinën, raporton Sky Sport. Sipas Sky Sport, Fiorentina ka pranuar ofertën e Chelseat prej 27 milionë eurove për mbrojtësin, Marcos Alonso.
Edhe përkundër se klubi italian insistonte se nuk është bërë asnjë ofertë për Alonson, duket se një marrëveshje e shpejt është arritur të martën, shkruan Sky Sport.
Ish lojtari i akademisë së Real Madridit, i cili bëri vetëm një paraqitje me ekipin bazë, do të udhëtojë sonte për në Londër ku do t’i kryejë testet e zakonshme për ta kompletuar transferimin para mbylljes së transferimit të mërkurën mbrëma, citohet “Express”. (b.an)