Qeveria e Kosovës, në mars të vitit 2014, me tri vendime të ndara pati vendosur që Gjakovën, Mitrovicën dhe Prizrenin t’i shpallë zona të lira ekonomike.
Mirëpo, ndonëse kanë kaluar dy vjet e gjysmë, ato nuk janë zbatuar në praktikë.
Në ato vendime thuhet se shpallja e zonave të lira ekonomike është bërë duke u bazuar në Koncept-Planin Kombëtar për Zhvillimin e Zonave Ekonomike në Kosovë 2014-2018, përderisa qëllimi i krijimit të këtyre zonave është tërheqja e investimeve të huaja dhe vendore, përmirësimi i kushteve për zhvillim të bizneseve dhe ngritjes së standardit të jetës për këto komuna, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Mirëpo sipas njohësve të çështjeve ekonomike në vend, zonat ekonomike në Kosovë më shumë janë një nocion sesa që paraqesin një realitet në fushën e ekonomisë, citohet Express. (b.an)