Vdekja e të riut shqiptar që nga grupi policor i ndjekjes u raportua si vetëvrasje aksidentale, është përfshirë nga një hetim penal.
Sot, autoritetet njoftuan zyrtarisht se dy punonjës policie janë vënë nën hetim lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Besnik Tafaj, raporton noa.al.
Karabinierët, emrat e të cilëve nuk u publikuan, janë përfshirë nga një hetim i Prokurorisë së Milanos lidhur me vdekjen e Besnikut të shtunën e 20 gushtit në një ndjekje policore.
Prokurorja Bianca Maria Baj Macario tha se bëhet fjalë për dy punonjësit që në momentet kur ndodhi vdekja e të riut shqiptar, gjendeshin më pranë tij.
Besnik Tafaj u vra nga një plumb pistolete tip Beretë M84 që i përket forcave policore italiane. Sipas deklarimeve në media të policisë, arma i ishte vjedhur një polici në Milano nga i ndjeri Tafaj.
Vdekje e dyshimtë e një shqiptari në Itali: Policia u vetëvra në ndjekje – See more at: http://www.noa.al/artikull/vdekja-e-te-riut-shqiptar-ne-itali-dy-police-hetohen-penalisht/606682.html#sthash.QXFj6LaZ.dpuf