Vladimir Gjuta si dhe dy shtetas të tjerë që u ndaluan sëbashku me të në Kukës dy ditë më parë, kanë dalë sot para togave të zeza për të marrë masën e sigurisë.
Gjatë seancës mësohet se Gjuta ka mohuar përfshirjen e tij në vendosjen e lëndës shpërthyese në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë, Gjykata ka konfirmuar masën arrest me burg për shtetasin Vladimir Gjuta si dhe dy personat që dyshohet se kanë ndihmuar arratisjen e tij.
Shtetasi kosovar Blerim Thaçi është shprehur se nuk e njeh Gjutën dhe se është gjendur në makinën e këtij të fundit pasi i kishte nxjerrë dorën pranë Tunelit të Kalimashit për ta dërguar si pasagjer në Kosovë.
Gjatë arrestimit Gjutës i është gjetur një pistoletë e larë me flori si dhe një listë e dyshimtë me emra personash.