Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit u vlerësua si filmi më i miri debatues në edicionin e 55-të Italian Golden Globes, transmeton ATSH raportin e RTV Italian.
Nё rolin kryesor të këtij filmi luan aktorja italiane Alba Rohrëacher, ndërsa në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.
Ceremonia, e cila u mbajt në fundjavë në Romë, e po ashtu është dhënë çmim edhe për aktoren më të mirë Alba Rohrëacher, për rolin e saj në “Hungry Heart”, e cila po ashtu luan edhe tek “Burrneshat”. Globi për aktorin më të mirë shkoi për Luca Zingaretti për rolin në “Perez”.