Bëhuni gati të zhyteni në botën e nënvetëdijes tuaj. Ky kuic tibetian do të zbulojë versionin më të vërtetë të vetes suaj dhe qenies suaj.
Kur t’u përgjigjeni secilës prej pyetjeve më poshtë, mbani mend që të bazoni përgjigjet tuaja, tërësisht në intuitën tuaj, dhe jo të kërkoni një përgjigje logjike. Vendosni përgjigjen e parë që ju vjen në mendje.
Rrëmbeni një laps e një letër dhe filloni.
PYETJA 1 – Duke përdorur imagjinatën, përfytyroni pesë kafshë përpara jush.
Ju shihni një tigër, një lopë, një dele, një derr dhe një kalë. Tani reshtojini para jush me mendje, në cilëndo radhë që preferoni. Përpiquni të mos u vononi shumë; thjeshtë shkruajini sipas radhës që ju vjen menjëherë në mendje dhe që mendoni se është më e mira.
PYETJA 2 – Përfundoni secilën prej fjalive të mëposhtme, duke përdorur nga një mbiemër për secilin emër.
Një qen është ________________.
Një mace është ______________.
Një mi është _________________.
Kafja është __________________.
Deti është ___________________.
PYETJA 3 – Përfytyroni pesë njerëz që janë të rëndësishëm në jetën tuaj.
Më pas, përzgjidhni njërën prej ngjyrave më poshtë dhe pikturojeni me njërën prej tyre secilin prej këtyre njerëzve. Përdorni intuitën dhe instiktin.
E verdhë
Portokalli
E kuqe
E bardhë
E gjelbër.
Atëherë, cila është domethënia e gjithë kësaj?
PYETJA 1 – Si i vendosni prioritetet.
Lopa – Karrierë
Tigri – Vetëvlerësim
Delja – Dashuri
Kali – Familja
Derri – Paratë
PYETJA 2 – Qasja juaj ndaj jetës.
Qeni – Personaliteti juaj
Macja – Personaliteti i partnerit tuaj
Miu – Personaliteti i armikut tuaj
Kafja – Pikëpamjet tuaja për seksin
Deti – Jeta juaj në përgjithësi
PYETJA 3 – Qasja juaj ndaj njerëzve të tjerë.
E verdhë – Dikush që ka ndikuar shumë në jetën tuaj.
Portokalli – Dikush që besoni se e keni mik të vërtetë.
E kuqe – Dikush që e doni me gjithë zemër.
E bardhë – Shpirti juaj binjak.
E gjelbër – Një person që nuk ka gjasë ta harroni.
ma.me