Shkencëtarët kanë zbuluar se për përpunimin e gjuhës së tyre, qentë përdorin të njëjtat zona të trurit si edhe njerëzit.
Një studim i publikuar në revistën “Science” thotë se qentë trajtojnë fjalët përmes hemisferës të majtë ndërsa të djathtën e përdorin për trajtimin e intonacionit.
”Qentë regjistrojnë thirrjen e njeriut vetëm nëse fjalët dhe intonacioni janë të harmonizuara mes tyre”, thuhet në studimin e publikuar.
Duket se kjo vërteton atë që pronarët e qenve kanë kohë të gjatë që e besojnë, se shoku më i mirë njeriut i kushton vëmendje të madhe asaj që ne themi dhe mënyrën se si e themi atë.
Studiuesi kryesor, njëherësh ekspert për sjelljen e kafshëve në universitetin hungarez ”Eotvos Lorand”, Attila Andics, tha se gjetjet tregojnë se aftësia e qenve për të përpunuar gjuhën ka evoluar më herët nga sa ishte menduar më parë.
Andics tha se komunikimin e njeriut e bënë të veçantë shpikja e fjalëve dhe jo aftësia për përpunimin e tyre./atsh/a.k