Duket se jo gjithmonë videoklipet shkojnë mirë kur ato realizohen nga këngëtarët.
Videoklipi i ri i Tunës që tashmë ka bërë bujë ende para lansimit, duket se ka pasur pasoja për këngëtaren.
Ajo në xhirimet e videoklipit që janë bërë disa muaj më parë kishte pësuar disa lëndime trupore, që ia vështirësuan, por nuk e ndalën drejt përfundimit të xhirimeve.
Forma fizike e fortë duket se ka ndikuar, mësojnë burimet e Telegrafit, që ajo ta finalizojë me sukses klipin i cili publikohet të shtunën mbrëma.
Ky videoklip raportohet se ka kushtuar rreth 40 mijë euro, teksa ka të përfshirë njerëz me renome ndërkombëtare që kanë punuar në muzikë dhe në ‘styling’ më parë edhe me Rihannan, Katy Perryn, Madonnan, Usher dhe Justin Bieber. /Telegrafi/