Një aksident ka ndodhur pak më parë në “Don Bosko” në Tiranë. Një automjet ka përfunduar në ambientet e brendshme të lokalit në rrethana që ende nuk bëhen me dije.
Sipas dëshmitarëve që u ndodhën në vendin e ngjarjes, nga aksidenti nuk ka të lënduar.
Por, ka pasur dëme materiale, tavolina dhe karrige te shkatërruara, ndërsa shumë pranë duken edhe fëmijë që luajnë në këndin pranë lokalit.
“Çfarë skene e frikshme, isha ngjitur me tavolinën ku ndodhi. Nuk kuptova gjë fare, vetëm kur e pashë ngjitur me tavolinën time”, thotë një qytetar./joq/a.k