Për herë të parë ISIS i ka shpallur luftë zyrtare Papa Françeskut. Ati i shenjtë është vënë nën shënjestër nëpërmjet një shkrimi nga revista Dabiq.
Papa Françesku cilësohet fajtor për mbrojtjen që u ka bërë homoseksualëve me lutjen e tij për viktimat e masakrës së Orlandos.
Ai gjithashtu sulmohet për përpjekjen e vazhdueshme drejt një bote të moderuar myslimane.
Artikulli thekson se homoseksualiteti është i pamoralshëm. Ky shkrim është shoqëruar me fotografi të Papës me imamin e Kajros Ahmed al Tayeb, të cilët janë cilësuar si kundër fesë.
Shqiptarja.com/d.i.