Delegacioni i Bashkimit Evropian do të vëzhgojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 që do të zhvillohen në Shqipëri.
Sipas një njoftimi zyrtar të Delegacionit Europian në Tiranë, ekipet e vëzhguesve do të vizitojnë një numër njësish në të gjithë vendin, përfshirë zonat e Tiranës, Vorës, Shkodrës, Lezhës, Malësisë së Madhe, Vlorës dhe Himarës.
“Shefja e Delegacionit do të zhvillojë vizita në Durrës dhe në Kavajë”, thuhet në njoftimin për shtyp./a.gjonaj/ATA/