E rrallë, por ka ndodhur në Tiranë. Edhe pse fatorinot shpesh janë nën akuzë se bashkëpunojnë me hajdutët e autobusëve, kanë qenë pikërisht ata që kanë rënë pre e vjedhjes.
Policia bën me dije se dy persona i kanë vjedhur shumën prej 11 mijë lekësh të reja fatorinos së linjës Kombinat-Kinostudio.
Marsel Binaku 38 vjeç ka rënë në pranga, ndërsa një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.
Të dy xhepistët kanë grabitur fatorinon A.Sh në stacionin e Rrugës së Kavajës. Mbi to rëndon akuzat e parashikuara në nenin 134/2 të Kodit Penal.