Plot 10 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në një operacion antikanbis në Malësinë e Dukagjinit.
Në operacion u përfshinë 9 grupe të FNSH Shkodër si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Mësohet se në njësinë administrative Pult u asgjësuan 46 parcelat me drogën gati për tu korrur, plot 10 mijë rrënjë kanabisi si dhe u arrestua kryetari i njësisë.
Këtij të fundit iu gjet në banesë edhe një armë.