Policia Rrugore ka vijuar me zbatimin e planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe të rritjes së sigurisë rrugore në të gjithë vendin.
Në një video të publikuar nga policia rrugore, shihet sesi një drejtues automjeti tenton të korruptojë një efektiv të policisë rrugore.
Efektivi i rrugores e ndalon drejtuesin e mjetin duke i komunikuar një gjobë 1500 lekë për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Shoferi tenton të korruptoje efektivin, duke e pyetur “a bëhet ndonjë gjë”, por përgjigjja e efektivit të rrugores ishte e qartë, “do paguani gjobën zotëri”./a.m.