Ekonomia e Greqisë u rrit më pak në tremujorin e dytë se sa ishte parashikuar, sipas llogarive kombëtare greke.
“Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit u rrit me vetëm 0,2 për qind në krahasim me tremujorin e parë”, njoftoi sot zyra kombëtare e statistikave “Elstat”.
Sipas analistëve rritja ekonomike parashikohej të ishte 0,3 për qind për këtë periudhë.
Në vitin 2010, BE-ja dhe FMN-ja miratuan një paketë shpëtimi, e para e këtij lloji për një vend të eurozonës, për Greqinë që përballej me një krizë shumë të rëndë të borxhit./r.a