Diego Maradona po bëhej gati t’i hipte avionit për fluturimin nga Buenos Aires në Dubai, i shoqëruar nga e dashura e tij, Rocio Oliva. Në momentin e kontrollimit të dokumentave, diçka shkon keq: Nuk mund të kalojë në sallën e nisjeve pasi pasaporta që mban në dorë rezulton e vjedhur.
Fillimisht Maradona nuk e kupton se çfarë po ndodh. I telefonon avokatit dhe i kërkon shpjegime, por ndërkaq rritet ideja se i kanë ngritur kurth.
Ish-numri 10 beson se kjo situatë absurde lidhet me politikën. “Nuk lejoj askënd të më drejtojë në jetë. Prej 15 vjetësh bëj atë që dua dhe askush nuk më thotë se çfarë duhet të bëj. Avokati im ka detyrën të hetojë mbi këtë gënjeshtër të orkestrua nga ndonjë politikan”, thotë Maradona për Diario Popular.
Për Maradonën kjo duhet të jetë “hakmarrje e njerëzve të presidentit argjentinas Macri për disa deklarata”. Por avokati e përjashton kërë mundësi, ndonëse pranon se “kjo që ka ndodhur është shumë e çuditshme”.
Kush e ka penguar udhëtimin e Pibe de Oro-s?
GdS/d.i.