Ky është momenti i frikshëm kur një zhytës doli ballë për ballë me një peshkaqen të madh të bardhë teksa kapi hundën e tij në përpjekje për ta qetësuar bishën në mes të një sulmi.
Një imazh i pabesueshëm kapi zhytësin në brigjet e Augusta, në jug të Perth, me kokën e tij mbi ujë vetëm disa centimetra larg dhëmbëve të mprehta të grabitqarit të madh, shkruan noa. Zhytësi me qetësi e shtyu larg peshkaqenin me anë të kapjes së hundës, e cila nëse bëhet mirë bën që peshkaqeni të zmbrapset përkohësisht. /a.k