Një lojtar i sportit të futbollit amerikan i ligës NFL ka refuzuar të ngrihej në këmbë gjatë intonimit të himnit të SHBA-së në shenjë proteste ndaj, siç thotë, padrejtësive racore në vend.
Colin Kaepernick, që luan për skuadrën San Francisco 49ers, ka qëndruar ulur në ulëse derisa po intonohej himni, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
“Unë nuk do të ngrihem për të treguar krenarinë në një flamur dhe vend që shtyp njerëzit me ngjyrë”, ka thënë Kaepernick. Disa tifozë e kanë fishkëllyer lojtarin kur ai u fut në fushë.
Por, skuadra e tij ka thënë se mbështet protestën e tij, që ndodhi gjatë ndeshjes parasezonale mes 49ers dhe Green Bay Packersave. “Ne njohim të drejtat e një individi për të zgjedhur dhe për të marrë pjesë apo jo, në festimin tonë të himnit nacional”, është thënë nga skuadra…(b.an)