Një i ri ka shpëtuar mrekullisht nga një breshëri plumbash në një atentat që i ishte përgatitur pranë banesës së tij.
Policia e Lezhës njoftoi një ditë më parë se një i ri ishte në gjendje të rëndë të spital pasi ishte qëlluar me armë, në momentin kur po udhëtonte me makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 01:15 të ditës së djeshme, tek spitali pranë banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hunday” me targë AA 398 LZ, të drejtuar nga Alban Kola, 31 vjeç.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje u bllokuan 24 gëzhoja, 4 plumba kalibër 7.62 mm dhe në mjet u bllokua një “Iphone” dhe 2 fishekë pistolete kalibër 38 mm. Policia ka bërë të ditur se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve./express/a.k